“Një përqafim i madh..”/Ronaldo lë pas rivalitetin, i dërgon mesazhin ngushëllues Messit për ndarjen nga jeta të babait
Cristiano Ronaldo nuk e harroi Lionel Messin në një moment të dhimbshëm për yllin argjentinas. Një ditë pasi konfirmoi martesën me Georgina Rodríguez, portugezi i përcolli një mesazh mbështetjeje rivalit të tij të madh, pas vdekjes së babait të Messit, Jorge Messi. Ronaldo komentoi në postimin e parë publik të Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, duke i shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në këtë periudhë të vështirë. “Një përqafim i madh për ty dhe familjarët e tu në këto kohë të vështira, Leo. Shumë forcë.” Mesazhi i Ronaldos mori vëmendje të madhe, pasi dy futbollistët kanë qenë për më shumë se një dekadë në qendër të një prej rivaliteteve më të mëdha në historinë e futbollit. Megjithatë, jashtë fushës, të dy...
Burimi:
sot.com.al