Frikë nga dalja e sekreteve të trajnerit Kompani, Bajerni i Munihut merr masa kundër spiunazhit
Adriatik BALLA Bajerni i Munihut ka marrë masa ekstreme për të garantuar privatësi të plotë në qendrën stërvitore të klubit në “Säbener Straße”, duke e instaluar një barrierë të fuqishme kundër spiunazhit, të teknologjisë së lartë. Gjigantët e Bundesligës janë të vendosur t’ia sigurojnë trajnerit Vincent Kompany privatësinë e nevojshme për ta përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm, larg çdo ndërhyrjeje nga jashtë. Atmosfera në qendrën historike stërvitore bavareze ka ndryshuar ndjeshëm. Sipas asaj që raporton “Bild”, punimet për vendosjen e rrethimeve të reja dhe impozante kanë nisur në fillim të kësaj jave, duke i zbuluar përmasat reale të një projekti që synon ta izolojë pothuajse plotësisht ekipin e parë nga bota e jashtme, përmes një ekrani gjigant pengues të shikimit, në format XXL. Infrastruktura...
Burimi:
sot.com.al