Transferimi/ Lukaku firmos me Fenerbahçen për 6 mln euro

Transferimi/ Lukaku firmos me Fenerbahçen për 6 mln euro

Një lojtari shqiptar i vjen konkurrenca në Stamboll, pikërisht në kampionatin turk. Kështu, Vedat Muriqi do ta ketë bashkëlojtar belgun Romelu Lukaku, i cili u zyrtarizua të mërkurën pasdite nga skuadra e madhe turke, Fenerbahçe. Sulmuesi i Kosovës dhe ai i Belgjikës do t’i prijnë sulmit të Fenerbahçes për sezonin e ri, ndërsa klubi nga Stambolli e synon titullin e kampionit. Lukaku u transferua nga Napoli italian, ndërsa mediumet italiane e turke kanë raportuar se transferimi është kompletuar për gjashtë milionë euro. Lukaku nënshkroi kontratë njëvjeçare, me mundësinë e vazhdimit edhe për një edicion tjetër. “Romi i madh. Ëndrra më të mëdha”, ka shkruar Fenerbahçe në rrjetet sociale. Lukaku ka karrierë të madhe si futbollist. Ka luajtur për Anderlechtin, Çelsin, WBA-në, Evertonin, Mançester Junajtid, Interin...