Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.Në këtë ditë të rëndësishme për maturantët dhe për të gjithë sistemin arsimor, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi për të gjithë maturantët që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe për stafet e institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi. “Mirëmëngjes, të dashur maturantë, mirëmëngjes edhe mësuesve që ju kanë shoqëruar gjatë gjithë këtyre muajve në të gjithë punën për përgatitjen e...