Nis raundi i tretë, Zvicëra për kreun e Grupit B, në mesnatë Skoci- Brazil
Kupa e Botës pas ndeshjeve të dyta në 12 grupe po fillon të marrë formë. Faza e grupeve përfundon gjatë katër ditëve të ardhshme, me gjashtë ndeshje në ditë. Deri tani me një raund për t’u luajtur ende në këtë fazë 7 ekipe janë kualifikua; Meksikë, SHBA, Norvegji, Gjermani, Argjentinë, Francë dhe Kolumbi ndërsa 5 të tjera i kanë mbyllur llogaritë për të vijuar; Turqia, Panamaja, Haiti, Tunizia dhe Jordania. Ndërkaq sot në orën 21:00 ndeshjet e para të raundit të tretë. Nis me Grupin B teksa Bosnje&Hercegovinë përballet me Katarin dhe Zvicëra me Kanadanë vendase. Në mesatë nisin edhe grupet e tjera teksa spikat në 00:00 Skoci- Brazil./ Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al