Nga Rosario në Itakë; ja pse Botërori i Leo Messit të kujton Odisenë

Nga Rosario në Itakë; ja pse Botërori i Leo Messit të kujton Odisenë

“Më këndo, o Muzë e futbollit, për njeriun plot zgjuarsi…” Kështu mund të niste epopeja e Lionel Messit nga Rosario. Jo ajo e Odiseut të interpretuar nga Matt Damon në filmin “The Odyssey” të Christopher Nolan, por historia e një kampioni që dëshiron të rikthehet në “Itakën” e tij dhe ta ngrente sërish Kupën e Botës. Në kohën e Odisesë së Nolan, rrugëtimi i Messit duket më aktual se kurrë. Argjentinasi përshkruhet si një Promete modern, që “vodhi zjarrin” për t’ua dhënë njerëzve, duke ndriçuar me magjinë e lojës së tij, asistet vendimtare dhe 8 golat në këtë Botëror, që e renditën golashënuesin e dytë pas Mbappé. Gjithsesi, mbi të gjitha, ai mbetet një Odise i dënuar; këtë herë nuk arriti të rikthehej në “Itakën”...