Nga rekordet te 39-vjetori, rrëfehet Messi: Pa gruan dhe fëmijët e mi, nuk do isha këtu
Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë pas ndeshjes ndaj Austrisë në Dallas, ku shënoi dy gola dhe arriti në 5 gola në turne dhe 18 në historinë e Kupës së Botës. Argjentinasi u shfaq në zonën e përzier më shumë se dy orë e gjysmë pas ndeshjes, duke ndalur për të folur me gazetarë nga e gjithë bota. Ai dukej i qetë, i lirë dhe më i hapur se kurrë, duke reflektuar një version më të pjekur të vetes, larg presionit dhe krahasimeve të së kaluarës “Ne argëtohemi së bashku, ky është sekreti ynë. Na pëlqen të jemi së bashku, të luajmë së bashku, të fitojmë së bashku”, tha Messi, duke theksuar harmoninë brenda ekipit argjentinas. Ai shtoi se suksesi i skuadrës lidhet...
Burimi:
ntv.al