Nga Premier Liga në Serinë A, dy klube italiane duan Armando Brojën

Nga Premier Liga në Serinë A, dy klube italiane duan Armando Brojën

Armando Broja mund të provojë një përvojë të re në karrierën e tij, por këtë herë jashtë Anglisë. Me rënien e Bërnleit në Çempionship, e ardhmja e Brojës duket larg Anglisë. Sipas Xhanluka Di Marcios Kaljari ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar. Ndërkohë, Nikolo Shira ka nxjerrë në dritë edhe emrin e një tjetër klubi të Serisë A. Bëhet fjalë për Udinezen, e cila është gjithashtu e interesuar për transferimin e tij. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Armando Brojës./Sport Ekspres/