Neymar në qendër të polemikave; injoroi Santosin për të luajtur një turne pokeri

Neymar në qendër të polemikave; injoroi Santosin për të luajtur një turne pokeri

Neymar u kthye në një çështje që zgjati vetëm disa orë. Ylli i Santosit, pas një Botërori zhgënjyes me Brazilin, shkaktoi dyshime dhe pakënaqësi te tifozët për sjelljen e tij para ndeshjes së Kupës Sudamerikane kundër Universidad Central. Takimi luhej në Venezuelë, por Neymar nuk u grumbullua dhe më pas u pa duke marrë pjesë në një turne pokeri, ndërsa skuadra e tij përgatitej të zbriste në fushë. Menjëherë shpërthyen polemikat, por trajneri i Santosit, Cuca, sqaroi situatën. “Ai kishte qëndruar jashtë për disa ditë dhe nuk mundi të pushonte, ndaj preferuam që të stërvitej për të qenë në formën më të mirë për serinë e ndeshjeve. Në 10 ditë do të luajmë 4 takime. Çfarë kuptimi do të kishte ta sillnim këtu? Udhëtimi është...