Nëse nuk arrihet Diomande, Liverpool hedh sytë nga ylli i ri i Gjermanisë. Duhen 50 mln euro

Nëse nuk arrihet Diomande, Liverpool hedh sytë nga ylli i ri i Gjermanisë. Duhen 50 mln euro

22 Qershor 2026 18:20 Telesport Tashmë dihet që Yan Diomande është dëshira e madhe e Liverpool-it për sezonin e ri. Oferta e parë e të kuqve prej 100 milionë eurosh është refuzuar nga Leipzig. Klubi i Bundesligës kërkon mbi 120 milionë euro. Duke ditur që në garë për anësorin e Bregut të Fildishtë është futur seriozisht edhe PSG, Liverpool po ndjek edhe një tjetër anësor të talentuar. Bëhet fjalë për yllin e ri të Gjermanisë, anësorin e Koln, Said El Mala, i cili kontriboi me 13 gola dhe 5 asiste në sezonin e kaluar dhe ka një vlerë më të ulët në krahasim me Diomande. Koln ka vendosur çmimin 50 milionë euro për të lënë të lirë Said El Mala.