“Në Shkodër lidhet çdo gëzim me Vllazninë”! Frika e Plorit: Kujdes tensionet me Dinamon!

“Në Shkodër lidhet çdo gëzim me Vllazninë”! Frika e Plorit: Kujdes tensionet me Dinamon!

Elvis Plori, trajneri i Besëlidhjes, ishte i ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, ku komentoi fazën “Final Four” të Superiores ndërsa u ndal te shanset e Vllaznisë për titullin kampion. Duke folur për sfidën e parë mes kuqebluve dhe Dinamo City-t, ai theksoi se Vllaznia hyn në këtë fazë me një avantazh të rëndësishëm falë boshtit të konsoliduar të skuadrës dhe lojtarëve me eksperiencë si Gurishta, Krymi dhe Balaj. Megjithatë, ai paralajmëroi se euforia mund të kthehet në problem për ekipin shkodran, duke kujtuar se në sezonet e fundit kjo ka qenë një nga dobësitë kryesore të skuadrës. Trajneri i Besëlidhjes vlerësoi gjithashtu rivalitetin me Dinamon dhe forcën e skuadrave si AF Elbasani dhe Egnatia, duke shtuar se gara për titull mbetet e hapur....