Në Francë janë të bindur: Zidane, trajneri i ri i kombëtares. Në stafin e tij edhe Barthez

Në Francë janë të bindur: Zidane, trajneri i ri i kombëtares. Në stafin e tij edhe Barthez

Megjithëse Botërori është ende në zhvillim dhe ka nisur në mënyrën më të mirë për Francën, me fitore të thella ndaj Senegalit dhe Irakut, te “gjelat” kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen. Në fund të Kupës së Botës, Deschamps do të largohet nga posti i trajnerit pas 14 vitesh në krye të kombëtares. Pasardhësi kryesor për stolin francez prej kohësh konsiderohet Zinedine Zidane. Legjenda franceze është pa skuadër që nga përfundimi i aventurës së tij të dytë te Real Madridi në vitin 2021. Gjatë dy periudhave në krye të klubit madrilen (2016-2018 dhe 2019-2021), Zidane fitoi 2 tituj të La Liga-s, 2 Superkupa të Spanjës, 3 Liga të Kampionëve, 2 Superkupa të UEFA-s dhe 2 Kupa Bote për Klube. Sipas të përditshmes franceze...