“Ndjeva sikur kisha vdekur”; rrëfimi tronditës i Neymar për eliminimin nga “Katar 2022”
Në një dëshmi të rrallë dhe shumë emocionale, Neymar ka kujtuar momentin më të rëndë të karrierës së tij, eliminimin e Brazilit nga Kroacia në Botërorin “Katar 2022”, duke e përshkruar si një përjetim thuajse “jashtë kësaj bote”: “Kur u eliminuam nga Kroacia në Botërorin e Katarit, u ndjeva sikur KISHA VDEKUR. U kthyem në hotel pas ndeshjes…, më dukej sikur bota kishte mbaruar. Kam parë familjarët e mi që kalonin njëri pas tjetrit. Ishte si ‘The Walking Dead’. Kalonin përpara meje, shumë seriozë, duke më parë. Dukej sikur thonin: Çfarë dreqin ishte kjo? Ishte çmenduri. Betohem që aty kam parë funeralin tim, betohem në Zot. Isha ulur në dhomë dhe familja filloi të vinte, të gjithë me sytë e fryrë. Vinin të më përshëndesnin...
Burimi:
telesport.al