“Ndjej dhimbje, ishte një penallti e qartë e padhënë ndaj Maduekes”, Arteta i jep dorën Luis Enrikes: Është trajneri më i mirë në botë
“Dhimbje”, kjo është fraza që ka thënë Mikel Arteta pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Trajneri i Arsenalit u shpreh se i dhemb fakti se i shkuan kaq pranë objektivit dhe nuk mund të fitonin në fund. Ai përgëzon Luis Enriken dhe e vlerëson si trajnerin më të mirë në botë. Ndërkohë nga ana tjetër ai ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij me arbitrimin, pasi pretendon për një penallti të padhënë ndaj Maduekes. “Dhimbje… kaq është gjithçka. Kur je kaq afër objektivit në këtë garë dhe humbet me penallti në garën më të madhe të klubeve, kur ishe kaq afër, kjo është ajo që ndjen. Duhet të fillojmë nga e para dhe niveli i konkurrencës rritet çdo sezon. Nuk kemi humbur...
Burimi:
sportekspres.com