Ndizet lufta për Champions… Milani rrezikon shumë, Juve shijon papritur vendin e tretë
11 Maj 2026 7:26 Alfred Lleshi 87 minutat katastrofikë ndaj Atalantës mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë Milanit. Kualifikimi në Champions League, që dy muaj më parë dukej i sigurt, tani është kthyer në një objektiv tërësisht për t’u fituar. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e katërt me 67 pikë, po aq sa Roma. Renditja e zonës “Champions” kryesohet nga Napoli me 70 pikë, përpara Juventusit me 68, ndërsa Como ka 65 pikë. Milani ruan avantazhin ndaj Romës falë përballjeve direkte, por shqetësimi më i madh mbetet loja. Që pas fitores në derbi ndaj Interit më 8 mars, skuadra e Allegrit ka marrë vetëm 7 pikë në 8 ndeshje: 5 humbje, 1 barazim dhe 2 fitore. Sulmi ka zhgënjyer, ndërsa Rafael Leão u kritikua ashpër për paraqitjen...
Burimi:
telesport.al