Ndeshja e fundit në vendlindje si trajner i kombëtares, Deschamps: S’ka kohë për nostalgji, të fokusuar te Botërori

Ndeshja e fundit në vendlindje si trajner i kombëtares, Deschamps: S’ka kohë për nostalgji, të fokusuar te Botërori

Mbrëmja e së hënës në stadiumin “Villeneuve-d’Ascq” ishte një rast i veçantë për trajnerin e kombëtares së Francës, Didier Deschamps. Kjo ishte ndeshja e tij e fundit në tokën franceze si trajner i kombëtares, pasi ai do të largohet pas Kupës së Botës. Trajneri i Francës mori shumë mesazhe dashurie nga mbështetësit gjatë fitores 3-1 të “Les Bleus” ndaj Irlandës së Veriut (tri gola të Michael Olise). Pavarësisht homazheve të ngrohta, ai këmbënguli se kjo nuk është koha për emocione. “Në një farë mënyre, po kompletohet një cikël i plotë. Ka pasur shumë mesazhe dhe shenja dashurie, të cilat janë shumë të këndshme. Që kur arrita në Clairefontaine, kam bërë shumë gjëra për herë të fundit,” tha Deschamps për TF1. Pas katërmbëdhjetë vitesh në krye...