Ndalimi i projektit të Infantinos; zbulohet roli sekret dhe vendimtar i presidentit francez Macron

Ndalimi i projektit të Infantinos; zbulohet roli sekret dhe vendimtar i presidentit francez Macron

3 Gusht 2026 11:27 Alfred Lleshi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dyshohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndalimin e projektit të Gianni Infantinos për hapjen e Botërorit ndaj investitorëve privatë. Sipas “L’Équipe”, Macron ka zhvilluar bisedime me Infantino, Aleksander Čeferin dhe palë të tjera të përfshira, me synimin për të ruajtur unitetin e futbollit botëror. Projekti i FIFA-s, që parashikonte përfshirjen e investitorëve privatë në një pjesë të aktiviteteve tregtare të Kupës së Botës, shkaktoi përçarje të mëdha dhe në fund u braktis nga vetë Infantino. Një burim pranë “Pallatit Élysée” tha: “Ai dëshiron të ruajë unitetin e futbollit botëror dhe të shmangë një ndarje afatgjatë mes kontinenteve e konfederatave. Ky është roli i tij diplomatik”. Macron mbështeti hapur qëndrimin e Čeferin...