Nagelsmann: Do të rikthejmë shpirtin luftarak gjerman, do ta fillojmë botërorin si sfidues
Me afrimin e shpejtë të Kupës së Botës, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, e ndjen peshën e madhe që ka ky aktivitet. Ai foli për mediat rreth identitetit të futbollit gjerman, gabimeve të së kaluarës dhe tipareve që duhet të rikthehen. Ai premton një rikthim në mentalitin tipik gjerman. Ai mendon se disa karakteristika që kanë formësuar ekipet e mëdha gjermane të së kaluarës ndoshta janë humbur gjatë rrugës. “Në përgjithësi, ekipet gjermane gjithmonë kanë pasur një stil loje intensiv dhe fizik. Ndoshta kemi humbur pak nga kjo në vitet e fundit“, deklaroi Nagelsmann. Më tej, trajneri i kombëtares gjermanë sqaroi: “Ne duhet të mbajmë një mendje të hapur dhe të përqafojmë ndikimet e lojës moderne, por duke treguar shpirtin luftarak gjerman. Nuk na konsiderojnë...
Burimi:
telesport.al