Myrto Ozuni shkëlqen me Austin, shënon në minutat e fundit dhe i jep fitoren skuadrës së tij
23 Korrik 2026 11:30 Telesport Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Ozuni ishte heroi i skuadrës së tij Autin FC, në fitoren 3-1 ndaj Seatle Sounders, ndeshje e luajtur në “Q2 Stadium”. Ai realizoi golin e avantazhit 2-1 në minutën e 86-të. Skuadra e tij kishte kohë që nuk fitonte në MLS dhe ky sukses i jep frymëmarrje ekipit amerikan. Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, Ozuni realizoi 4 minuta nga fundi (goli i tretë u shënua në minutën e 92-të). Sulmuesi shqiptar luajti për 90 minuta dhe pas golit u ndëshkua me karton të verdhë, pasi hoqi fanellën. Paraqitja e Ozuni u vlerësua nga specialistët, duke mbajtur nën presion vazhdimisht mbrojtjen kundërshtare. Për Ozuni, ky ishte goli i gjashtë në kampionat në 14...
Burimi:
telesport.al