Murinjo dhe Reali shtrëngojnë duart, portugezi rikthehet për herë të dytë në stolin madrilen

Murinjo dhe Reali shtrëngojnë duart, portugezi rikthehet për herë të dytë në stolin madrilen

Trajneri portugez Zhoze Murinjo ka nënshkruar kontratën për të marrë drejtimin e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm dhe pritet të zyrtarizohet në detyrë sapo Florentino Pérez të konfirmohet fitues i zgjedhjeve presidenciale të klubit më 7 qershor. Lajmi është raportuar nga gazetari David Ornshtein i “The Athletic”. Sipas raportimit, emërimi i “Special One” do të ishte bërë publik më herët, por procesi është shtyrë për shkak të zhvillimit të garës presidenciale në klub. Murinjo, 63 vjeç, ka firmosur kontratën javën e kaluar dhe pritet të rikthehet në kryeqytetin spanjoll me një marrëveshje që do ta mbajë në krye të skuadrës “merengues” deri në qershor të vitit 2029. Presidenti i Realit, Florentino Pérez, e ka përzgjedhur Murinjon si trajnerin e ardhshëm të ekipit. Pérez, 79...