Mungesa e ngushëllimeve të Ibrahimovic për Baresin ndez debat mes tifozëve të Milanit

Mungesa e ngushëllimeve të Ibrahimovic për Baresin ndez debat mes tifozëve të Milanit

1 Gusht 2026 9:16 Alfred Lleshi E premtja, 31 korrik, ishte një nga ditët më të dhimbshme në historinë e Milanit, pas ndarjes nga jeta të kapitenit legjendar Franco Baresi. Nga e gjithë bota mbërritën mesazhe ngushëllimi dhe homazhe nga ish-bashkëlojtarë, miq, gazetarë e tifozë, të cilët kujtuan jo vetëm madhështinë e tij në fushë, por edhe cilësitë e jashtëzakonshme njerëzore. Mes qindra postimeve në rrjetet sociale, një mungesë nuk kaloi pa u vënë re; ajo e Zlatan Ibrahimovic. Këshilltari i lartë i RedBird është zakonisht shumë aktiv në rrjetet sociale, ndaj fakti që nuk publikoi një mesazh personal për ikonën kuqezi ka shkaktuar debat mes tifozëve të Milanit. Në rrjet, reagimet janë të ndara. Disa e kritikojnë ashpër suedezin, me komente si “më vjen...