Mundi Egnatian në finale, Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë 2026

Mundi Egnatian në finale, Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë 2026

Finale e Kupës së Shqiprisë në “Air Albania” Dinamo Siti- Egnatia 3-2 (Malomo 23′, Bregu 29′, Mustafa 84′ / Buriç 81′, Adjesa 90’+3′) Dinamo mban kurorën e sezonit të kaluar teksa dhe sot fitoi Kupën e Shqipërisë për edicionin 2025/2026. Dhe sërish një finale e fituar ndaj Egnatias me takimin e zhvilluar në Air Albaina në orën 19:00. Takimi nisi me një incident teksa në të 8′ Bakajoko goditi me takë portierin e Dinamos Aldo Teqja me lojtarin e Egnatias që mori karton të kuq ndërsa gardiani blu u dërgua në spitalin e traumës për të marrë sherbimin e specializuar pas dëmtimit në fytyrë. Pas rikthimit të autoambulancës ristarton sërish takimi teksa Dinamo në superioritet numerik krijon shumë raste për gol. Ai do të vijë...