Mund të jetë një tjetër rast si De Ketelaere, Jasharin e duan dy klube të njohura të Serisë A

Mund të jetë një tjetër rast si De Ketelaere, Jasharin e duan dy klube të njohura të Serisë A

Përvoja e Ardon Jasharit te Milani nuk shkoi ashtu siç pritej. Mesfushori shqiptar u afrua me bujë te kuqezinjtë, madje duke krisur edhe raportet e tij me Klub Bryzhin. Por minutat e tij te Milani rezultuan të pakta, teksa shpesh në mediat italiane është cilësuar si një nga dështimet e Tares në merkato. Megjithatë, edhe ose zhvilloi një sezon të dobët te skuadra e njohur italiane, interesi për të nuk mungon. Sipas mediave përtej Adriatikut, Roma dhe Atalanta kërkojnë ta kenë pjesë të organikës së tyre, por situata e krijuR zë fundmi me largimet e drejtuesve te Milani po mbajnë peng negociatat. Rasti i Jasharit të kthen në kujtesë De Ketelaeren. Ky i fundit erdhi me po të njëjtën bujë nga Belgjika te Milani, ku...