Mourinho kërkon përforcime, por rikthimi te Real Madridi ka “ngrirë”. Marrëveshja mund edhe të dështojë, skenari i bujshëm
26 Maj 2026 13:29 Alfred Lleshi Rikthimi i José Mourinho te Real Madridi mbetet pezull, edhe pse trajneri portugez kishte nisur tashmë lëvizjet për merkaton. Kontrata me “Special One”, një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për sezonin e tretë në rast fitimi të La Liga-s, është përgatitur, por aktualisht është bllokuar, në pritje të rizgjedhjes së Florentino Perez në krye të klubit. Sipas mediave spanjolle, Mourinho i ka dorëzuar klubit një raport ku kërkon përforcime në krahët e mbrojtjes, dy qendërmbrojtës dhe dy mesfushorë. Çdo afrim do të shoqërohet me largime. Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos janë drejt largimit, ndërsa kontrata e Antonio Rudiger, që skadon më 30 qershor, ende nuk është rinovuar. Zgjedhjet presidenciale kanë ngrirë gjithçka. Për më tepër, kostoja për lirimin e Mourinhos...
Burimi:
telesport.al