Moratti për akuzat ndaj arbitrave italianë: Asgjë e krahasueshme me pisllëqet e “Calciopolit”
5 Maj 2026 12:38 Alfred Lleshi Ditë feste tek Interi pas titullit të 21-të kampion, i siguruar me fitoren 2-0 ndaj Parmës. Në fund të ndeshjes, presidenti Giuseppe Marotta theksoi qetësinë e klubit për hetimin ndaj arbitrimit italian. Edhe ish-presidenti Massimo Moratti shprehu të njëjtin qëndrim: “Nuk mendoj se ka arsye për shqetësim, është përgënjeshtruar plotësisht përfshirja e Interit. Kur fiton je më i ekspozuar”. Ai shtoi gjithashtu: “Nga ajo që ka dalë, nuk ka asgjë të krahasueshme me pisllëqet e Calciopolit”. Marotta, para ndeshjes me Torinon (2-2), kishte deklaruar në DAZN: “Jemi të habitur nga disa komente dhe lajme. Nuk kemi listë arbitrash të preferuar apo të padëshiruar. Jemi të qetë dhe të bindur për korrektësinë tonë”.
Burimi:
telesport.al