Miqësore/ Partizani mund Pogradecin, suksesi i dytë radhazi për të kuqtë

Miqësore/ Partizani mund Pogradecin, suksesi i dytë radhazi për të kuqtë

Partizani ka mundur me rezultatin 2-0 Pogradecin në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Kryeqytetasit kanë shënuar nga një gol në çdo pjesë. Bintsouka zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6-të, ndërsa Çelaj vulosi fatin e kësaj miqësoreje me golin e shënuar në minutën e 54-t. Partizani mposht liqenorët me të njëjtin rezultat që mposhti Skënderbeun, në miqësoren e zhvilluar pak ditë më parë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb