Miqësore ndaj Izraelit e Luksemburgut / I dëmtuar, Ismajli largohet nga grumbullimi i Kombëtares
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli është larguar nga grumbullimi pas vlerësimit të gjendjes së tij fizike nga stafi mjekësor i Kombëtares. Ismajli iu bashkua fillimisht ekipit kombëtar, por duke qenë se vinte pas një problemi muskulor që e kishte mbajtur larg fushave për disa javë dhe ishte rikthyer në lojë vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ai u paraqit në kushte fizike jo optimale dhe nuk ishte plotësisht i gatshëm për dy ndeshjet miqësore të planifikuara. Pas konsultimeve ndërmjet stafit teknik dhe lojtarit, si edhe një takimi me trajnerin Rolando Maran, u vendos që Ismajli të rikthehej pranë klubit të tij...
Burimi:
sportiim.al