Milani në alarm për të ardhmen e Pulisic, oferta milionëshe tundon “Capitan America”

Milani në alarm për të ardhmen e Pulisic, oferta milionëshe tundon “Capitan America”

Christian Pulisic mbetet një nga lojtarët që Gerry Cardinale dëshiron ta mbajë me çdo kusht, pasi Milani me pronësi amerikane duhet të ketë edhe një futbollist amerikan në përbërje. Megjithatë, ditët e fundit janë shtuar zërat për të ardhmen e mesfushorit 27-vjeçar, të nxitur edhe nga Botërori, ku rikthimi në atdhe duket se i ka rikthyer buzëqeshjen. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Pulisic ndodhet përballë një zgjedhjeje: të vazhdojë te Milani, pavarësisht zhgënjimit për mungesën në Ligën e Kampioneve, ose të rikthehet në SHBA me fanellën e New York City. Klubi amerikan është gati t’i ofrojë mbi 10 milionë euro në sezon dhe kontratë 5-vjeçare. Negociatat për rinovimin e kontratës, që skadon në vitin 2027, me opsion zgjatjeje edhe për një sezon, kanë mbetur pezull prej...