Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë
Milani vijon kërkimin për një fantazist të krahut të djathtë. Pas largimit të mundshëm të objektivit Karetsas drejt Borussia Dortmundit, klubi kuqezi ka kthyer menjëherë vëmendjen te alternativa të tjera për të plotësuar kërkesat taktike të trajnerit Ruben Amorim. Me Christian Pulisic të konsoliduar në rolin e trekuartistit të majtë, Milani kërkon një profil të ngjashëm në krahun e djathtë të skemës 3-4-2-1: një lojtar kreativ, i aftë të luajë mes linjave, të krijojë raste, të sulmojë portën dhe të japë më shumë variacion në fazën ofensive. Në krye të listës së drejtuesve kuqezi është Matias Soulé. Argjentinasi, pas eksperiencave me Juventusin, Frosinonen dhe Romën, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Europë, duke refuzuar ofertat nga Arabia Saudite. Soulé ka dhënë miratimin për projektin e...
Burimi:
gijotina.com