Messi dhe Lamine Yamal, të lidhur nga numri 19/ Rastësia që po mahnit botën e futbollit

Messi dhe Lamine Yamal, të lidhur nga numri 19/ Rastësia që po mahnit botën e futbollit

Lionel Messi dhe Lamine Yamal do të përballen për herë të parë në karrierën e tyre në një finale të Kupës së Botës, por përpara këtij dueli mes dy gjeneratave të futbollit ekziston një seri e çuditshme përputhjesh që lidhen me numrin 19. Rrugët e tyre u kryqëzuan për herë të parë 19 vite më parë, në një set fotografik të famshëm, ku një Messi i ri shfaqet duke larë një Lamine Yamal foshnjë. Fotografia u bë virale vite më vonë dhe tani ka marrë sërish vëmendje të jashtëzakonshme, pasi dy protagonistët e saj do të përballen në skenën më të madhe të futbollit: finalen e Botërorit. Por përputhjet nuk ndalen këtu. Të dy lojtarët debutuan në Kupën e Botës në moshën 19-vjeçare. Messi e...