“Mesi është hileqar si Maradona”, Rraklli flet për Argjentinën: Luajnë shumë pisët, vetëm Brazili është ndryshe nga latinët
Altin Rraklli ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku foli sa i përket Argjentinës dhe ecurisë së tyre në këtë Botëror. Legjenda e Kombëtares u shpreh se nuk e mbështet këtë Kombëtare për mënyrën sesi ata kanë zgjedhur që të luajnë pisët, ndërsa tregon se kjo është pjesë e identitetit të tyre futbollistik. “Mesi është një nga më të mirët të të gjithë kohërave, padyshim, por në fund latin ngelet edhe ai. E ka hilen në gjak, sic e ka Maradona, që për mua është më i madh edhe se Mesi. Bëri golin me dorë dhe shkoi të festonte, Europianët nuk i bëjnë këto gjëra, janë më të përgjegjshëm, më korrekt. Latinët e kanë hilen në gjak, kjo nuk...
Burimi:
sportekspres.com