Osimhen del nga vetja në miqësoren e fundit dhe shkakton një kaos të vërtetë në fushë (video)
Edhe pse ishte thjesht një miqësore, nuk u duk aspak e tillë përballja mes Galatasaray-it dhe Villarrealit mbrëmë në Stamboll. Minutat e para ishin vërtet të vrullshme. Spanjollët gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, ku Ayoze Perez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Trajneri i Galatasaray-it, Okan Buruk nuk e priti aspak mirë vendimin e arbitrit dhe protestoi, gjë që i kushtoi kartonin e kuq. Në minutën e 5-të, vendasit barazojnë shifrat me të zakonshmin, Victor Osimhen, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë. Në minutën e 39-të, Georges Mikautadze shënoi golin e dytë për Villarreal. Në pjesën e dytë, Osimhen u bë protagonist i një episodi aspak normal ëpr një miqësore. Sulmuesi nigerian u përplas me...
Burimi:
telesport.al