Mes dëmtimeve dhe Kupës së Botës, skuadra e Liverpool ende me mungesa, trajneri Iraola: Fillimi do të jetë i vështirë
Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka konfirmuar se Stefan Bajcetic dhe Wataru Endo janë afër rikthimit nga lëndimi, por Conor Bradley, Hugo Ekitike dhe Giovanni Leoni mbeten ende si mungesa afatgjata. Spanjolli, që zëvendësoi Arne Slot më herët këtë verë, foli nga Çikago, ku “reds” ndodhen për turneun e tyre para-sezonal. “Tani për tani, kemi situata të ndryshme për sa i përket lëndimeve. Bradley, Ekitike dhe Leoni janë lëndime të mëdha, u duhen muaj për t’u rikuperuar. Dhe përveç këtyre të treve, kemi Stefan dhe Ëataru që janë afër stërvitjes me grupin. Ata do të fillojnë gjatë këtij turneu, duke u stërvitur pjesërisht me grupin”, tha Iraola. Më tej, trajneri spanjoll bën një përditësim të situatës para ndeshjes miqësore me Sunderland: “Me të tjerët, duhet...
Burimi:
telesport.al