Merr fund “telenovela” Leao, portugezi largohet nga Milani

Merr fund “telenovela” Leao, portugezi largohet nga Milani

Ka marrë fund telenovela Leao. Ylli portugez largohet nga Milani pas 7 sezonesh, për të vijuar karrierën e tij në kampionatin turk Leao zgjodhi të firmosë me Gallatasarajin, pavarësisht interesit të vazhdueshëm që pati nga Aston Vila. Kuqezinjtë do të përfitojnë 44 milionë euro nga shitja e portugezit, ndërsa lojtari do të përfitojë një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon. Milani do të përfitojë gjithsej 44 milionë euro mes shumës fikse dhe bonuseve, si edhe 20% nga një shitje e mundshme e ardhshme e lojtarit. Kujtojmë se në shtatë sezonet me fanellën kuqezi, Leao ka regjistruar gjithsej 145 gola dhe asiste, duke fituar një titull kampion dhe një Superkupë të Italisë. Në sezonin 2021-2022, Leao u shpall gjithashtu lojtari më i mirë i kampionatit...