Merr fund enigma, Bylis luan në Kategorinë e Parë, Bylis B kthehet nga erdhi

Merr fund enigma, Bylis luan në Kategorinë e Parë, Bylis B kthehet nga erdhi

Që në javën e fundit të kampionatit në Kategorinë e Parë ndodhi një befasi e paparashikuar, ku dy skuadrat e të njëjtit klub, të qytetit të Ballshit, Bylis dhe Bylis B, ku njëri ra nga kategoria e tjetri u ngjit, përfunduan në të njëjtën kategori, gjë që e kundërshtojnë rregulloret. Kështu, në përfundim të kampionatit “Abissnet Superiore” rezulton se ekipi i KF Bylis është renditur në vendin e 9-të dhe zbret në Kategorinë e Parë. Në të njëjtën kohë KF Bylis B ka fituar ndeshjet e “play-off” të Kategorisë së Dytë. Referuar Nenit 24.7 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, pjesëmarrja e dy ekipeve të të njëjtit klub në të njëjtën kategori nuk lejohet. Gjithashtu, Neni 24.8 përcakton se, në rastet kur ekipi “A” zbret në...