U ‘ringjall’ në morg”? Klubi i futbollistit nigerian: Nuk është e vërtet, ai ka vdekur

U ‘ringjall’ në morg”? Klubi i futbollistit nigerian: Nuk është e vërtet, ai ka vdekur

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Nigeri, ku futbollisti 27-vjeçar Chinedu Ozor ka humbur jetën pasi pësoi një kolaps gjatë një ndeshjeje. Ozor po luante për Katsina United në një ndeshje miqësore ndaj Niger Tornadoes, të zhvilluar të martën, më 11 gusht, në stadiumin Muhammad Dikko në Katsina, në veri të Nigerisë. Sipas një zyrtari të klubit, futbollisti u rrëzua në fushë vetëm nëntë minuta pas nisjes së takimit. Ai u transportua menjëherë në K-Dara Specialist Hospital për të marrë ndihmë mjekësore, por më vonë u konfirmua vdekja e tij. Pas lajmit tragjik, disa media raportuan se Ozor kishte shfaqur shenja jete në morg. Sipas këtyre raportimeve, një punonjës kishte vënë re lëvizje të duarve të futbollistit dhe kishte njoftuar kolegët, pas së cilës...