Merkato/ Osimhen mund të kalojë në Premier League angleze
Merkato e klubeve angleze është e fokusuar te emrat e spikatur. Natyrisht, kur këta emra janë edhe vetë në kërkim të klubeve cilësore në treg kjo gjë e bën më të lehtë arritjen tek ata nëpërmjet ofertave cilësore financiare. Totenhem është gati të rrisë përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Gallatasarait, Viktor Osimhen. Sipas raportimeve, klubi londinez ka marrë miratimin për të nisur negociatat zyrtare dhe beson se arritja e marrëveshjes me lojtarin nuk do të jetë një pengesë e madhe. Megjithatë, sfida kryesore mbetet marrëveshja me Gallatasarain. Kampionët e Turqisë kërkojnë rreth 65 milionë funte për kartonin e sulmuesit nigerian, ndërsa ofertat fillestare të Totenhemit kanë qenë në vlerën 50 deri në 55 milionë funte. Nëse bisedimet përparojnë, Osimhen mund të jetë një nga...
Burimi:
sot.com.al