Më shumë se futboll, “Genuine Cup 2026” ishte një reklamë për Shqipërinë
personat me aftësi të kufizuara intelektuale përfaqësoi me dinjitet vendin tonë në Genuine Cup 2026, turneun ndërkombëtar të futbollit të zhvilluar në Houston, SHBA, një nga aktivitetet më të mëdha sportive gjithëpërfshirëse në botë. Në këtë edicion morën pjesë 53 ekipe nga vende të ndryshme të globit, ndërsa gjatë turneut u zhvilluan rreth 278 ndeshje. Shqipëria zhvilloi në total 9 takime, duke fituar një eksperiencë të vyer sportive dhe njerëzore. Përtej rezultateve në fushën e lojës, pjesëmarrja në Genuine Cup ishte një tjetër dëshmi e angazhimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për promovimin e futbollit gjithëpërfshirës, duke u dhënë mundësi sportistëve me aftësi të kufizuara intelektuale të përjetojnë emocione të veçanta dhe të jenë pjesë e një aktiviteti ndërkombëtar të këtij niveli. Në përfundim të...
Burimi:
sot.com.al