Mbrëmje dramatike boksi, Kristian Prenga lëshon knockdown dy herë Xhoshuan, por humb me nokaut në raundin dytë
Adriatik BALLA Mbrëmjen e së shtunës vonë, pothuajse në mesnatë, boksieri shqiptar Kristian Prenga u ndesh me dy herë kampionin e botës, Enthoni Xhoxhua (Anthony Joshua), në sallën e madhe të sportit në Jedah të Arabisë Saudite, në atë që u cilësua si mbrëmja më e rëndësishme e boksit për këtë vit. Xhoxhua me eksperiencë dhe një nga më të mirët e këtij sporti, e Prenga, një djalë nga Mirdita e Shqipërisë, që me shumë mund e sakrifica arriti në majat e këtij sporti, u përplasën në një betejë titanësh, nën vëmendjen e princit saudit dhe me shumë personalitete të sporti e jo vetëm që kishin shkuar në Arabi për ta ndjekur këtë duel. Ishte mes të tjerash edhe boksieri kampion absolut i botës, ukrainasi...
Burimi:
sot.com.al