Martinez: Tani nis një botëror i ri për Portugalinë, ndaj Kroacisë një ndeshje e fortë
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, tha se skuadra e tij do t’i qaset ndryshe fazës eliminatore të Kupës së Botës, duke e konsideruar këtë moment të turneut si një “Kupë të dytë Bote” kur të përballet me Kroacinë në ndeshjen e raundit të 32-shave në Toronto, të enjten. Portugalia u ndal në dy barazime me Kongon dhe Kolumbinë, pavarësisht një fitoreje 5-0 ndaj Uzbekistanit, ndërsa përfundoi e dyta në Grupin K pas kolumbianëve. “Sot do të fillojmë Kupën e dytë të Botës, përgatitja ne këto ditë pushimi ishte shumë e rëndësishme“, tha Martinez. “Kroacia është një skuadër që e njohim shumë mirë. Ata gjithashtu i njohin pikat tona të forta dhe talentin tonë, kështu që do të jetë një ndeshje konkurruese. Ajo që është e...
Burimi:
telesport.al