Marotta: I lumtur me dopietën sezonale, por mbetet keqardhja për Champions League

Marotta: I lumtur me dopietën sezonale, por mbetet keqardhja për Champions League

14 Maj 2026 7:49 Alfred Lleshi Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, komentoi për “Mediaset” triumfin në “Coppa Italia” ndaj Lazios: “Është një skuadër që zbret në fushë dhe një tjetër që punon jashtë saj, ndaj falënderoj edhe të gjithë stafin. Futbolli është lojë kolektive dhe të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre për të arritur këto rezultate”. Ai theksoi se ADN-ja e klubit është të fitojë gjithmonë: “Jemi të lumtur, sepse në këtë periudhë kemi marrë rezultate pozitive edhe falë pronësisë që na ka dhënë besim. Ky sezon nisi mbi pasojat e sezonit të kaluar dhe Cristian Chivu ishte shumë i zoti për ta rikthyer skuadrën në rrugën e duhur, duke fituar dy trofe në Itali. Mbetet keqardhja për Champions League, por duhet t’u japim...