Maroku përmbys 4-2 Haitin dhe e eliminon! Mbyllen duelet e Grupit C, verdiktet

Maroku përmbys 4-2 Haitin dhe e eliminon! Mbyllen duelet e Grupit C, verdiktet

Në Atlanta, Maroku përmbysi 4-2 Haitin. Shteti i vogël nga Karaibet befasoi kur kaloi në epërsi që në minutën e dhjetë, kjo pas një autogoli nga portieri Bono. Hakimi barazoi në minutën e 39-të, por sërish Haiti pas katër minutash riktheu epërsinë në 1-2. Fundi i pjesës së parë ishte me emocione pasi në shtesën e parë Maroku barazoi 2-2 me golin e Saibarit, kjo pas asistit të Hakimit. Pjesa e dytë foli për afrikanët të cilët përmbysën ndeshjen në 4-2 me golat e Rahimi dhe Yassine. RENDITJA – Në fund të ndeshjeve në Grupin C, Brazili dhe Maroku kanë nga shtatë pikë dhe kalojnë direkt në fazën e 1/16-ave të turneut, ndërsa Skocia me tre pikë mbetet në vendin e tretë dhe shpreson të...