Maresca e nis me vrull të madh. Një “dhuratë” 140 milionë euro për trajnerin italian
22 Qershor 2026 17:29 Telesport Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri i Manchester City. Italiani do të zëvendësojë ish “mësuesin” e tij, Pep Guardiolën. Duke qenë se do të nisë një cikël i ri, “Qytetarët” pritet të bëjnë ndryshime të shumta këtë verë. Një nga objektivat e mëdha të Man. City për këtë merkato është Elliot Anderson, mesfushori 23-vjeçar i Nottingham Forest. Nicolo Schira zbulon se shumë shpejt Man. City do të dërgojë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin anglez. Shifra që përmendet është 135 deri në 140 milionë euro. 23-vjeçari pritet të nënshkruajë me City-b deri në vitin 2031. Paga e tij ende nuk është zbuluar, por nuk mendohet të jetë problem për një ekip me financa të shëndosha si Man. City....
Burimi:
telesport.al