Marani ndryshon formacionin ndaj Luksemburgut, ul në stol Brojën dhe i jep mundësinë Bajramit
Shqipëria do të luajë sot përballjen e dytë miqësore për muajin qershor. Kuqezinjtë presin në “Air Albania” Luksemburgun në orën 20:00. Marani ka vendosur të bëjë ndryshime në këtë përballje. Trajneri italian ka ulur në stol Armando Brojën, për t’i besuar sulmin Myrto Uzunit. Gjithashtu në stol do të jenë edhe Ajeti me Mehmetin, të cilët këtë herë do të zëvendësohen përkatësisht nga Pllana dhe nga Bajrami./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com