Maran, trajneri i ri i kuqezinjve: Dashurinë për këtë vend do ta transferoj në fushë, Kombëtarja shqiptare i ka kushtet për të arritur objektivat

Maran, trajneri i ri i kuqezinjve: Dashurinë për këtë vend do ta transferoj në fushë, Kombëtarja shqiptare i ka kushtet për të arritur objektivat

Rolando Maran ka folur për herë të parë si trajner i ri i Kombëtares shqiptare, pasi mori zyrtarisht drejtimin e kuqezinjve. Tekniku italian u shpreh se ky është një moment krenarie dhe përgjegjësie e madhe për të, duke theksuar se synon ta përcjellë pasionin për vendin dhe skuadrën në fushën e lojës. “Mendoj se është motiv krenarie për mua, dashurinë për këtë vend do ta transferoj në fushë. Për mua është një impenjim moral që marr, sepse është një gjë që më emocionon, e ndjej fort këtë mision”, theksoi Maran. Trajneri i ri i Shqipërisë tha se e njeh mirë Kombëtaren, duke treguar se ka ndjekur ndeshjet e saj dhe ka komunikuar edhe me ish-trajnerin Gianni De Biasi. “I kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë,...