Maran pas debutimit në stolin kuqezi: Humbëm ekuilibrin, kjo ndeshje më tregoi ku duhet të punojmë

Maran pas debutimit në stolin kuqezi: Humbëm ekuilibrin, kjo ndeshje më tregoi ku duhet të punojmë

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, analizoi humbjen ndaj Izraelit në debutimin e tij në stolin kuqezi. Tekniku italian pranoi se ekipi tregoi elementë pozitivë, por theksoi se mungesa e ekuilibrit në pjesën e dytë ishte problematike, ndërsa nënvizoi se kjo sfidë i dha indikacione të rëndësishme për punën që duhet bërë në vazhdim: “Ishte mëkat, sot shpresoja të merrja një fitore për tifozët, për ne, sepse kur e nis një punë është mirë ta startosh pozitivisht. Pjesërisht loja ishte e mirë, më pak një pjesë tjetër. Ajo që më pëlqeu ishte kur u munduam të bënim ndeshjen tonë, në nivel situatash që kishim. Pastaj humbëm pak ekuilibrin dhe ky është aspekti ku duhet të punojmë, që të mos kemi zhbilancim. Jam dakord...