Maran, gati për ndeshjen e parë në krye të Shqipërisë. Italiani flet para miqësores ndaj Izraelit: Formacioni do të varet nga gjendja fizike…

Maran, gati për ndeshjen e parë në krye të Shqipërisë. Italiani flet para miqësores ndaj Izraelit: Formacioni do të varet nga gjendja fizike…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit. Ata folën për përgatitjet e skuadrës, atmosferën në grup, pritshmëritë për sfidën e parë nën drejtimin e teknikut italian, si edhe objektivat e ekipit në këtë fazë të re. Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, theksoi se skuadra ka treguar profesionalizëm, motivim dhe gatishmëri të madhe, pavarësisht lodhjes së një sezoni të gjatë, ndërsa formacioni do të përcaktohet edhe nga gjendja fizike e lojtarëve. Ai vlerësoi Izraelin si një kundërshtar të fortë dhe kërkues, por u shpreh i bindur se Shqipëria duhet të luajë me kurajë, personalitet dhe agresivitet, duke synuar kontrollin e topit dhe fitoren. Trajneri Maran nënvizoi se këto dy ndeshje...