Maran do të publikojë listën e Shqipërisë pas dy ditësh, zbulohet telefonata sekrete me De Biazin për Brojën

Maran do të publikojë listën e Shqipërisë pas dy ditësh, zbulohet telefonata sekrete me De Biazin për Brojën

Maran do të publikojë listën e Shqipërisë në datën 28 maj. Pas vetëm dy ditësh, trajneri i Kombëtares do të nxjerrë futbollistët që do të thirren për herë të parë nën drejtimin e tij, sa i përket dy takimeve miqësore të qershorit.?Në fillim, Shqipëria do të përballet me Izraelin, atje ku do të jetë edhe prova e parë e Maran. Ndërkohë sipas informacioneve që ne kemi marrë, në telefonatën që Maran ka bërë me De Biazin, ky i fundit e ka instruktuar dhe i ka dhënë shumë këshilla për Armando Brojën. Kështu me ardhjen e Maran, pritet që të ketë një transformim të Brojës dhe marrjes së 100% të këtij lojtari, të paktën në Kombëtare. /Sport Ekspres/