Manchester United mban nën vëzhgim mesfushorin e Real Madrid, gati oferta 70 milionë euro

Manchester United mban nën vëzhgim mesfushorin e Real Madrid, gati oferta 70 milionë euro

26 Maj 2026 12:17 Telesport Manchester United po e mban nën vëzhgim mesfushorin e Real Madrid, Aurelien Tchouameni. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja britanike “Telegraph”. Media sqaron se 26-vjeçari është ndër opsionet e mesfushës që po merren në konsideratë së bashku me lojtarë si Elliot Anderson dhe Sandro Tonali. Tchouameni ishte lidhur me një transferim në “Old Trafford” disa vite më parë, përpara se të transferohej te Real Madrid në vitin 2022. Mesfushori francez ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale në “Bernabeu”, por nuk është kundër një transferimi në Premier League. kostoja e këtij transferimi mund të kapë 70 milionë euro.