“Manchester United-it i duhet një lider si Xhaka”, ish-lojtari i njohur këshillon klubin anglez: Shihni çfarë ka bërë te Sunderlandi

“Manchester United-it i duhet një lider si Xhaka”, ish-lojtari i njohur këshillon klubin anglez: Shihni çfarë ka bërë te Sunderlandi

Peter Schmeichel-i e konsideron Granit Xhakën si njeriun e duhur për Manchester United-it. Ish-lojtari i njohur mendon se mesfushori shqiptar është pikërisht copëza që i mungon “djajve të kuq”. Schmeichel-i ka thënë në “The good, the bad and the football” se United-it i nevojitet një lider në ekip. Granit Xhaka ka cilësitë e duhura për të udhëhequr një skuadër dhe mund të japë një kontribut të çmuar edhe për 2 sezonet e ardhshme. “Mendoj se Unitedi duhet ta shqyrtojë seriozisht nënshkrimin e Granit Xhakës. Ai nuk do të kushtojë shumë dhe ndonjëherë kjo është pikërisht lloji i marrëveshjes që ju nevojitet. Ne duhet ta ndërtojmë ekipin rreth Kobbie Mainoo-së. Casemiro po largohet, kështu që ju sillni lojtarë të rinj si Adam Wharton ose Elliot Anderson...